Pas golit historik të shënuar në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, statistikat e çmendura për Cristiano Ronaldon nuk kanë të ndalur.

Ai është shënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, ndërsa ai e ka dërguar numrin e golave në 119 në karrierën e tij në këtë garë.


Vetëm këtë edicion ai i ka shënuar 15 gola.

GettyImages 941587270 Goli i parë i Ronaldos (Getty Images)

Ai ka shënuar aq shumë gola sa që në një listë me skuadrat më të mëdha evropiane, ai do të renditej në pozitën e 10-të.

Vetëm klube si Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich, Manchester United, Porto, Juventus, Arsenal, Milani dhe Chelsea kanë shënuar më shumë.

GettyImages 941601424 Cristiano Ronaldo. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Më pak se Ronaldo kanë shënuar klube të njohura evropiane si Interit, Liverpool, Ajax, Atletico Madrid dhe PSG.

Sulmuesi me golat e tij ka vite që mrekullon tifozët e futbollit.

Prej ardhjes te Real Madridi, ai ka shkëlqyer duke e fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa një herë e kishte fituar me Manchester Unitedin. Liga e kampionëve mban këtë emrër që nga viti 1992 dhe llogaritja është bërë nga ky vit. /Telegrafi/ Golat e klubeve dhe ato të Ronaldos

Screenshot 3 2

telegrafi sport app