Cristiano Ronaldo ka gjetur golin e parë me fanellën e Al Nassr, edhe pse gjatë ndeshjes humbi dy raste të mëdha për ekipin e tij të ri në barazimin 2-2 ndaj Al-Fateh.

Ronaldo shënoi një dygolësh në ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite kur ai ishte kapiten i Riyadh XI në një miqësore kundër Paris Saint-Germain.

CR7 në pjesën e parë humbi një rast shumë të mirë, ndërsa më pas goditi edhe shtyllën.

Cristiano Ronaldo po humb pafund raste në Arabinë Saudite, dy dështime nga pozita ideale brenda një ndeshje Cristiano Ronaldo po humb pafund raste në Arabinë Saudite, dy dështime nga pozita ideale brenda një ndeshje

Cristian Tello hapi ndeshjen, ndërsa Anderson Talisca barazoi shifrat në në 1-1 në pjesën e parë.

Al-Fateh kaloi në epërsi me golin e Sofiane Bendebka në fillimin e pjesës së dytë.

Reklama

Por krejt në fund të ndeshjes Cristiano Ronaldo shënoi për 2-2 nga pika e bardhë.

Reklama

Edhe pas këtij barazim A Nassr mbetet lider me 34 pikë, aq sa ka Al-Shabab./Telegrafi/