LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo bashkohet me legjendat e sportit: Ai merr çmimin prestigjioz të mediumit spanjoll MARCA

Cristiano Ronaldo bashkohet me legjendat e sportit: Ai merr çmimin prestigjioz të mediumit spanjoll MARCA

Cristiano Ronaldo e mori çmimin prestigjioz ‘MARCA Legend’ për karrierën e tij të suksesshme si futbollist profesionist.

Portugezit iu dha çmimi nga drejtori i MARCA, Juan Ignacio Gallardo në Teatro Reina Victoria në Madrid.


“Ky trofe do të ketë në një vend shumë të bukur në muzeun tim”.

“Madridi është i veçantë; unë udhëtoj shumë, por ka pak qytete si Madridi”.

Pjesa më e madhe e këtij çmimi vjen prej asaj që ka bërë në [Real] Madrid”.

“Është një trofe spanjoll dhe unë jam shumë i nderuar [ta pranoj]. Faleminderit për të gjithë ata që më ndihmuan ta arrij. Është çështje krenarie. Shpresoj të kthehem së shpejti në Madrid”, ka thënë Ronaldo.

Me Ronaldon ishte agjenti i tij, Jorge Mendes; e dashura e tij, Georgina Rodriguez; presidenti i Real Madridit, Florentino Perez; dhe kryetari i Unidad Editorial, Antonio Fernandez-Galiano Campos.

Ronaldo i bashkohet listës ekskluzive të sportistëve që e kanë marr këtë çmim, si Rafa Nadal, Michael Jordan, Michael Phelps, Marc Marquez, Pau Gasol, Miguel Indurain, Usain Bolt dhe Roger Federer, si dhe futbollistë si Lionel Messi, Raul Gonzalez, Diego Maradona, Pele dhe Paolo Maldini.

Me këtë çmim ‘MARCA Legjenda’, Ronaldo e ka pasuruar edhe më shumë dhomën e arritjeve dhe trofeve të tij.

Ai i ka fituar pesë Liga të Kampionëve, katër Kupat e Botës për klube, tre Superkupat Evropiane, tre tituj të Ligës Premier, dy tituj LaLiga Santander, një Scudetto, dhe një Ligë të Kombeve dhe një Kampionat Evropan.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve (127 gola), i Real Madridit (451 gola) dhe Portugalisë (88 gola). /Telegrafi/