Alessandro Costacurta i ka tërhequr vëmendjen FIGC (Federatës Italiane të futbollit), se duhet ta zgjedh sa më shpejtë trajnerin e Kombëtares, edhe pse trajnerët e fortë si Max Allegri, Luciano Spalletti dhe Antonio Conte, janë nën kontratë. 

Ish-lojtari i Milanit, Costacurta, është zgjedhur si zëvendës komisionar për FIGC për zgjedhjet e presidentit të ri të federatës.


Ai thotë se duhet të gjendet sa më shpejt zëvendësimi për ish trajnerin, Giampiero Ventura.

Ventura2 Ventura e la pa Botëror kombëtaren italiane (Foto: Getty Images)

“Duhet të nxitojmë dhe ta gjejmë shpejtë trajnerin e ri, ka shumë trajnerë që na pëlqejnë ,por janë të zënë”.

“Mendoni, për shembull, Allegri, Spalletti dhe Conte, të gjithë janë nën kontratë”.

conte allegri Conte dhe Allegri do të ishin të duhurit

Costacurta u pyet për Allegrin, duke e pyetur se a do të ishte ai kandidat nëse largohet nga Juve në fund të sezonit.

“Mendoj që në vitet mund të jetë, por ai është në bankën e një klubi të rëndësishëm”, ka thënë Costacurta. /Telegrafi/

telegrafi sport app