LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi mund të mbijetojë në ajër për 3 orë dhe në plastikë për 3 ditë

Coronavirusi mund të mbijetojë në ajër për 3 orë dhe në plastikë për 3 ditë

Një studim i ri mbi coronavirusin ka arritur në përfundime të rëndësishme në lidhje me një lloj të ri të virusit që bota po lufton për tre muajt e fundit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se virusi mbijeton në ajër deri në tre orë, dhe mund të zgjasë deri në tre ditë në sipërfaqet plastike dhe çeliku, sipas Fox News.


Studimi, i publikuar në faqen medRxiv, zbuloi se coronavirusi i ri mund të jetojë në sipërfaqe bakri për katër orë, deri në 24 orë në karton, transmeton Telegrafi.

“Rezultatet që kemi marrë tregojnë se virusi transmetohet nga ajri dhe nëpër objektet që përdorim, dhe se ai mund të mbetet i gjallë në grimcat e ajrit deri në disa orë, ndërsa në sipërfaqet e objekteve, ai mund të jetojë deri në disa ditë”, thanë studiuesit e studimit.

Një studim tjetër, i botuar në shkurt, arriti në përfundimin se COVID-19 është i ngjashëm me coronaviruset e tjerë, siç janë SARS dhe MERS, dhe se ai mund të mbijetojë në metal, qelq dhe plastikë deri në nëntë ditë.

Për krahasim, virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqet që na rrethojnë për një mesatare prej 48 orësh. Aktualisht nuk ka kurë efektive për virusin COVID-19 dhe po punohet për gjetjen e një vaksine. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori