LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi infekton edhe punonjësit e mediave të fuqishme amerikane

Coronavirusi infekton edhe punonjësit e mediave të fuqishme amerikane

Fox News Media konfirmoi se gjithsej katër punonjës dolën pozitivë në testet për coronavirusin, COVID-19, ata konfirmuan të shtunën pasdite në një deklaratë të brendshme të dërguar për punonjësit e tyre dhe të marrë nga Hollywood Reporter.

“Ne kemi mësuar vetëm në 90 minutat e fundit që dy punonjës e FOX News Media kanë dalë pozitivë në testet për COVID-19”, tha CEO i Fox News Media, Suzanne Scott dhe presidenti i Fox Jay Wallace. “Numri i përgjithshëm i punonjësve të prekur tani është katër, të gjithë të vendosur në zyrat tona në Nju Jork”, tha Wallace.


Guvernatori i Nju Jork, Andrew Cuomo, raportoi këtë të diel 4,812 raste të reja të coronavirusit në shtet, i cili arrin më shumë se 15 mijë infeksione dhe 114 vdekje nga pandemia.

Nga këto raste, 6,927 korrespondojnë me New York City , i cili është i konsoliduar si fokusi kryesor i virusit në vend.

“Pas këshillave të profesionistëve mjekësorë, ne kemi kontaktuar të gjithë personat që mund të jenë prekur dhe kemi udhëzuar të gjithë ata që kanë punuar drejtpërdrejt me ta që të karantinohen për 14 ditë nga kontakti i fundit”, thuhet në një deklaratë.

“Ne vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme dhe të ndjekim çdo protokoll që përfshin pastrim të thellë të të gjitha sipërfaqeve me të cilat kanë qenë në kontakt këta punonjës”, shtuan ata në memorandum.

Të premten, rasti i parë i coronavirusit u identifikua në një punonjës të korporatës Fox, duke bërë që ndërmarrja të bënte një pastrim fillestar të thellë të ambientit dhe këshilloi stafin që të merrte masa për karantinë.

Punonjësit e mediave të tjera të lajmeve, duke përfshirë CNN, NBC News, CBS News dhe ABC News, kanë dalë po ashtu pozitivë në testet për coronavirus.

Të premten, NBC zbuloi se punonjësi Larry Edgeworth, 61-vjeç, kishte vdekur pasi doli pozitiv në testin për virusin. Edgeworth kaloi 25 vjet në NBC News si një teknik audio dhe punoi në një dhomë ekipi në selinë Rockefeller Plaza në New York. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori