Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit në vendet e tyre për të parandaluar rikthimin e masave të izolimit, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë.
Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me coronavirusin. Paralajmërimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po sheh një rritje të rasteve me COVID-19 dhe një raund të ri masash kufizuese që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e përhapjes së infeksionit.
Duke folur në një konferencë shtypi, komisionerja për Shëndetësinë e BE-së Stella Kyriakides tha se ky është një moment vendimtar për organizatën dhe mund të jetë siç shtoi ajo, shansi i fundit për të parandaluar një përsëritje të bllokimeve që u vendosën në pranverë e që paralizuan ekonominë e rajonit. Zonja Kyriakides tha se disa shtete anëtare po shohin situata që janë edhe më të rënda sesa gjatë kulmit të pandemisë në mars.
“Është arsye vërtet për t’u shqetësuar. Për të qenë me të qartë, kjo do të thotë se masat e marra thjesht nuk kanë qenë mjaft efektive ose nuk janë zbatuar ose ndjekur siç duhej të ishin”, tha ajo. Zonja Kyriakides pranoi se zyrtarët po përballen me atë që ajo e quajti “lodhje nga COVID-19”, që shoqërohet me një shpërfillje të dukshme të distancës fizike e rregullave, shoqëruar madje me disa protesta, të tilla sikurse demonstratat kundër maskave dy javë më parë në Romë.
Duke folur gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, drejtorja e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) Andrea Ammon theksoi nevojën për masa thelbësore, të tilla si distancimi fizik, mbajtja e maskave dhe larja e duarve. Ajo tha gjithashtu se qeveritë duhet të kenë kapacitete të mjaftueshme testuese, të kryejnë gjurmimin rigoroz të kontakteve, mundësi të mira për karantinë si dhe komunikim më të mirë mbi rreziqet.
Zonja Kyriakides tha gjithashtu se ndërsa moti bëhet më i ftohtë në Evropë, nevoja për vaksina kundër gripit rritet. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se viruset sezonale të gripit shkaktojnë mes katër deri në 50 milionë infeksione çdo vit në të gjithë rajonin dhe rreth 15 deri 70 mijë evropianë vdesin çdo vit për shkaqe të lidhura me gripin.
Të rriturit, të cilët paraqesin rrezik të lartë për t’u prekur nga gripi janë gjithashtu më të rrezikuarit nga coronavirusi. Sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët e Shëndetit Publik në Angli (PHE) thuhet se rreziku për të vdekur është dyfish më i lartë tek ata njerëz që rezultojnë si pozitivë ndaj gripin ashtu edhe coronavirusit, krahasuar me ata që kanë vetëm coronavirus./ VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City