Contento nënshkruan për Bordeaux

Mbrojtësi i majtë është pjesë e ekipit të parë të bavarezëve që nga viti 2010, mirëpo ka dështuar të tregohet lojtar i rëndësishëm deri më tani.
Qe një kohë të gjatë, 24-vjeçari është lidhur me një largim nga Allianz Arena dhe tashmë kjo është realizuar.
Contento ka nënshkruar për Girondins de Bordeaux ditën e hënë, pas kalimit të testeve mjekësore.
“Ai i është përkushtuar klubit për katër sezonet e ardhshme”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga klubi francez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































