LAJMI I FUNDIT:

Conte me mesazh të gjatë pas largimit nga Interi: Çfarë udhëtimi, faleminderit të gjithë atyre që e bënë të mundur

Conte me mesazh të gjatë pas largimit nga Interi: Çfarë udhëtimi, faleminderit të gjithë atyre që e bënë të mundur

Antonio Conte ka dërguar një mesazh në mediat sociale për të falënderuar ‘ata që na kanë ndihmuar dhe mbështetur’ pasi u largua nga Interi me pëlqimin e ndërsjellë.

Trajneri italian mori detyrën te Interi në vitin 2019, kur ai zëvendësoi Luciano Spallettin, dhe ndihmoi klubin të arrinte finalen e Ligës së Evropës në sezonin e tij të parë, pastaj fitoi Scudetto në sezonin 2020-21.


Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat i dha fund dominimit të Bianconerëve në Serie A, por klubi konfirmoi që Conte largohet menjëherë pasi fitoi një trofe, ashtu sikurse Leonardo, Rafa Benitez dhe Jose Mourinho.

Ende pa u bërë një ditë, Conte ka dërguar një mesazh në Instagram për tifozët Nerazzurr dhe falënderoi të gjithë për ‘ndihmën dhe mbështetjen gjatë dy viteve të fundit’.

Zyrtare: Conte largohet nga Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: Conte largohet nga Interi

“Çfarë udhëtimi në këto dy vjet! Çdo ditë ne kemi zhvilluar gjithnjë e më shumë forcë, vendosmëri, vullnet dhe sakrifica, duke arritur të thyejmë logjikën e mediokritetit me të cilin jemi të rrethuar”, ka shkruar fillimisht Conte.

“Asnjë justifikim, asnjë alibi, por vetëm punë, punë dhe punë, e kombinuar me respekt dhe edukim. Ne e kthyem Scudetton në Inter pas 11 vitesh, por mbi të gjitha, ne e kthyem Interin në vendin që meriton për historinë dhe traditën e tyre”.

“FALEMINDERIT atyre që e bënë të mundur këtë! Futbollistët, stafi, Presidenti, menaxherët dhe të gjithë ata njerëz që na kanë ndihmuar dhe mbështetur në këto dy vjet”.

“Unë do të doja t’u thosha tifozëve të Interit se në një periudhë shumë të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen dhe dashurinë e tyre”.

“Unë gjithmonë do të mbaj me vete imazhin e Scudettos të ngritur nga unaza më e lartë e San Siros me ju duke festuar. FALEMINDERIT!”, përfundoi shkrimi i trajnerit italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori