Bashkë me të do të paraqiten përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake edhe 103 të pandehur.

Avokatët e Contes, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio dhe vetë trajneri shpresonin që ta mbyllnin këtë “ndeshje” brenda muajit mars, në mënyrë që të shkonin në Francë duke menduar vetëm për çështje që kanë lidhje me futbollin e luajtur, por mesa duket Italia do të duhet të përballet njëkohësisht me Evropianin dhe çështjet gjyqësore të trajnerit “axurr”.


Të pandehurit akuzohen për bashkëpunim në krim dhe për mashtrim sportiv. Pikërisht kjo akuzë i është drejtuar edhe Contes.

Sipas hetuesve trajneri ka marrë pjesë në kurdisjen e ndeshjes Albinoleffe-Siena, e luajtur në maj të 2011-ës, ndërsa është shpallur i pafajshëm për ndeshjen Novara-Siena.
 

telegrafi sport app