Antonio Conte ka marrë një gjobë prej 8.000 funtesh (9.060 euro) nga Federata Angleze e Futbollit për shkak të sjelljeve të tij në ndeshjen kundër Swanseas.

Menaxheri i Chelseat u përjashtua nga ndeshja për shkak të veprimeve të tij dhe më pas u dënua edhe me gjobë.


Elisabetta Muscarello 1 (Foto: Getty Images)

Strategu italian e ka pranuar dënimin dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij që patën pasoja.

Mirëpo, duket se ai nuk do ta ketë aspak të lehtë edhe në shtëpi nga Elisabetta Muscarello.

"Gruaja ime është e hidhëruar. Është ditëlindja e saj pas dy ditësh dhe për shkak të kësaj nuk mund t'i blej dhuratë", ka thënë Conte.

Elisabetta Muscarello 2 (Foto: Getty Images)

Ndërsa kur është pyetur për një lëndim të lehtë në sy, ai është përgjigjur me shaka: "Syri im? Ah, po, një goditje nga gruaja ime".

Veprimet e tij në fushë kanë mundur t'i shohin drejtpërdrejt gruaja dhe vajza e italianit, pasi ndodheshin në tribuna.

"Ajo ishte për ta shikuar ndeshjen, prandaj ishte shumë vështirë. Ajo ishte aty me vajzën time. U përpoqa t'i thosha (vajzës) se asgjë nuk ka ndodhur, por ishte e vështirë që ta fshihja situatën dhe ishte e njëjta gjë edhe me nënën e saj", ka rrëfyer Conte. /Telegrafi/