LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor, me Rolls-Royse të fuqishëm sa grushtet e tij (Foto)

Conor McGregor, me Rolls-Royse të fuqishëm sa grushtet e tij (Foto)

Garuesi i sporteve marciale, që ka dy rripa kampioni në kategorinë UFC, tashmë është pronari i një Rolls-Royce të fuqishëm.

Në modelin Ghost, që ka ngjyrë të zezë pa shkëlqim, është vizatuar silueta e McGregorit, me grushte të ngritura në shenjë fitoreje, transmeton Telegrafi.


‘Notorious’ është mbishkrimi në dyert e veturës, që është një nofkë me të cilën ai e quan vetën.

Prodhuesi britanik e ka krijuar këtë makinë që kushton 250 mijë dollarë, vetëm për sportistin që kohëve të fundit ka marrë famë të madhe pasi mundi Eddie Alvarezin.

Me këtë makinë luksoze, ai ka pozuar në New York, para se të hynte në një lokal për një aheng. /Telegrafi/

conor-mcgregor-me-rolls-royce-ghost-te-fuqishem-po-aq-sa-grushtet-e-tij-foto-2

conor-mcgregor-me-rolls-royce-ghost-te-fuqishem-po-aq-sa-grushtet-e-tij-foto-3

conor-mcgregor-me-rolls-royce-ghost-te-fuqishem-po-aq-sa-grushtet-e-tij-foto-4

conor-mcgregor-me-rolls-royce-ghost-te-fuqishem-po-aq-sa-grushtet-e-tij-foto-5

conor-mcgregor-me-rolls-royce-ghost-te-fuqishem-po-aq-sa-grushtet-e-tij-foto-6