LAJMI I FUNDIT:

Coinbase mbifaturon përdoruesit nga një gabim i kartave të kreditit

Coinbase mbifaturon përdoruesit nga një gabim i kartave të kreditit

Coinbase, bursa më e njohur e Bitcoin, Bitcoin Cash, Ethereum dhe Litecoin me afro 10 milion përdorues, gabimisht mbifaturoi përdoruesit dhe për këtë fajësoi një problem në mënyrën sesi ofruesit e kartave të kreditit tarifojnë për shërbimin, shkruan Telegrafi.

Coinbase tha se problemi është adresuar por përdoruesit ishin tarifuar disa herë për një transaksion dhe se kompania premtoi rimbursimin e të prekurve pas ankesave të shumta që erdhën nga forumet e Coinbase.


Coinbase ja shfaqi problemin ndryshimit të kodit MMC, një kod i përdorur nga Visa për të identifikuar transaksionet në kredit dhe debit kartela, ku këto ndryshime erdhën pasi shumë banka thanë që nuk do të lejonin më përdoruesit të blenin monedha kriptografike duke i përdorur ato.

Në Reddit, një përdorues ankohej se kishte pagar 67 mijë dollar. Një zëdhënës i Coinbase u përgjigj duke ofruar rimbursim dhe këshilluar përdoruesit të kontaktojnë mbështetësit e faqes. /PCWorld Albanian