LAJMI I FUNDIT:

Cohen akuzon Trumpin para Kongresit: Një gënjeshtar dhe racist!

Cohen akuzon Trumpin para Kongresit: Një gënjeshtar dhe racist!

Ish-avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Michael Cohen, i tha një Komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan se presidenti “kishte njohuri dhe drejtoi” negociatat për projektin e kompanisë së tij “Trump Tower” në Moskë të Rusisë.

“Pra, të jam i qartë, presidenti Trump ka pasur njohuri dhe ka udhëhequr negociatat gjatë gjithë fushatës dhe gënjeu për këtë. Ai gënjeu sepse nuk priste se do të fitonte”, ka thënë Cohen, përcjell gsh. “E di se kush është Donald Trump, një racist dhe një mashtrues”.


Ai iu tha ligjvënësve amerikanë se është penduar se ka punuar për Trumpin.

“Kur e kam pranuar punën për Donald Trump më 2007 asnjëherë nuk e kam imagjinuar se ai një ditë do të garojë për president, se do të ketë një fushatë përmes një platforme të urrejtjes dhe jotolerancës, dhe se do të fitojë” tha ish avokati i presidentit Trump, Michael Cohen.

Para se të fillojë dëshmia e Cohen para ligjvënësve amerikanë, presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se Cohen po “gënjen për të reduktuar kohëzgjatjen e burgut”.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori