“Dardanët” do ta kenë sfidën më të vështirë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Kosova do të jetë mysafire e kombëtares së Anglisë, me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Southamptonit.

Sukseset e përfaqësueses sonë kanë bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar raport special.

Formacioni i mundshëm i Kosovës, Challendes me dy ndryshime kundër Anglisë Formacioni i mundshëm i Kosovës, Challendes me dy ndryshime kundër Anglisë

Në edicionin sportiv të rrjetit kabllor amerikan, CNN, është raportuar gjerësisht për të besuarit e trajnerit, Bernard Challendes, të cilët nuk kanë pësuar humbje në 15 ndeshjet e fundit duke u shndërruar në sensacion botëror.

Anglia me tri ndryshime në formacion kundër Kosovës Anglia me tri ndryshime në formacion kundër Kosovës

Tashmë është raportua se Kosova do të hyjë në ndeshje me dy ndryshime në formacion gjersa anglezët me tri sosh.

Ndryshe, Anglia është lider i grupit A me nëntë pikë, përkatësisht ka një më tepër se Kosova e vendit të dytë. /Telegrafi/