Kongresi Botëror i Hebrenjve nderon me Çmimin Theodor-Herzl personalitetet që angazhohen për idealin e një bote më të sigurt e tolerante për popullin hebre. Merkel e merr me të drejtë këtë çmim, mendon Michel Friedman.
Në shikim të parë duket paradoksale: Pas sulmit në sinagogën e qytetit Halle, pas shumë sulmeve shpirtërore por edhe sulmeve fizike ndaj simboleve hebreje, kancelarja gjermane Angela Merkel nderohet me Çmimin World Jewish Congress. Po, është e vërtetë që jeta në Gjermani nuk ka qenë kurrë më parë për popullin hebre, pas vitit 1945, kaq e tendosur, kaq seriozisht e rrezikuar si sot. Kjo gjendje është pasojë e një realiteti unik në historinë e pasluftës në Gjermani: Një parti politike e urrejtjes është partia më e madhe opozitare në Bundestag, e zgjedhur nga miliona njerëz, të cilët e kanë ditur se çfarë po bëjnë, kur e kanë votuar Alternativën për Gjermani (AfD) në Bundestag dhe në parlamentet e landeve.
Fakt është që shefi i AfD Alexander Gauland flet lidhur me Hitlerin dhe Rajhun e Tretë, lidhur me Holocaustin, si një “glasë” të historisë. Fakt është që retorika antisemitiste dhe raciste e kësaj partie paraqet më shumë se vetëm një vatër shpirtërore për nxitjen e urrejtjes ndaj hebrenjve, që e dëshmojnë të gjitha studimet shkencore dhe se është rritur niveli i gatishmërisë për dhunë ndaj tyre. Por të gjitha këto nuk e ndryshojnë faktin se shumica e madhe në këtë vend akoma e mbron demokracinë, lirinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat njerëzore.
Përderisa një minoritet në rritje është i mendimit, se mund të preken vlerat e njeriut – pikërisht njerëzve hebre – shumica po dërgon sinjale të tjerë. Fakti që këto po mbeten të heshtura dhe në pjesë të madhe pa efekt, nuk ka të bëjë vetëm me atë që shumica e kundërshtarëve të këtyre forcave antidemokratike nuk po vepron me vendosmëri. Njëkohësisht duhet kritikuar qartë: Një pjesë e policisë, prokurorive dhe organeve të drejtësisë nuk e kanë analizuar sa duhet rrezikun nga ekstremizmi i djathtë dhe nuk kanë vepruar. Por edhe në skenën politike është menduar pjesërisht se problemi i ekstremizmit të djathtë, urrejtjes ndaj hebrenjve dhe terrorizmit të djathtë në dekadat e fundit është shoqëruar me fjalët: “Nuk mund të ndodhë ajo që nuk guxon të ndodhë”, në vend se të veprohet me një ofensivë të qartë dhe të eliminohen problemi i përgjithshëm shoqëror, që nuk ka të bëjë vetëm me një minoritet, në këtë rast me popullin hebre.
Megjithatë Angela Merkel nderohet me këtë çmim me të drejtë. Ajo personalisht por edhe në funksionin që ushtron, ka treguar gjithmonë fytyrën e saj shumë qartë. Por edhe ajo duhet të përballet me pyetjen: Pse në një periudhë prej më shumë se dhjetë vitesh sa është kancelare e Gjermanisë, nuk është bërë më shumë, pse nuk kanë vepruar më shumë institucionet e shtetit. Angela Merkel është angazhuar gjithmonë kundër forcave të djathta radikale dhe ndryshimeve të këtilla në shoqëri.
Ajo ka qenë një shembull i pozicionimit të drejtë kundër urrejtjes ndaj hebrenjve. Ka bërë të qartë se antisemitizmi dhe sulmet ndaj hebrenjve paraqesin sulme edhe ndaj demokracisë. Antisemitizmi nuk është ndonjë zbulim gjerman. Por Aushvitci po! Megjithatë ky çmim nuk do të thotë vetëm mirënjohje por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Një të ardhme, në të cilën prapë ka më shumë respekt dhe vlera njerëzore, në vend të urrejtjes dhe përkufizimeve. /DW/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Mediat ruse: Rusia ka humbur mbi 2000 tanke në Ukrainë

Rrethinat e Bakhmutit mbeten nën kontrollin e Ukrainës

Hungaria liroi 777 të burgosur serbë, rumunë dhe nacionalitete të tjera

Ukrainasit vrasin 80 mercenarë rusë të Wagnerit dhe 119 tjerë i plagosin – e pësuan në Bakhmut derisa po tërhiqeshin

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence do të kandidojë për president të SHBA-së

Qeveria gjermane: Sulmet brenda shtetit rus janë legjitime nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës