LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon ngritje të lehtë

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon ngritje të lehtë

Nafta e papërpunuar është duke u tregtuar në nivelin 67.67 dollarë për fuçi, që shënon një ngritje të lehtë.

Ky çmim u ndikua nga fitimet e mëhershme pasi tregu u përpoq të zgjedhë ndërmjet kërkesës për benzinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumatori më i madh i karburantit në botë, përcjell Telegrafi.


Rezervat e naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, javën e kaluar u rritën me 5.8 milionë fuçi, krahasuar me parashikimin e një rënie prej 3.6 milionë fuçish, gjë që nxiti rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar. Nga ana tjetër, raportohet se prodhimi i naftës amerikane arriti një rekord 11 milionë fuçi në ditë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar gati 1 milion fuçi në ditë në prodhim që nga nëntori, falë rritjes së shpejtë të shpimit të puseve. /Telegrafi/