LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës dhe gazit i pandryshuar, benzina shtrenjtohet për 1 cent  

Çmimi i naftës dhe gazit i pandryshuar, benzina shtrenjtohet për 1 cent  

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për të shtunën.  

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.75 euro.


Pra çmimi i naftës dhe gazit mbetet i pandryshuar, ndërkaq benzina shtrenjtohet për 1 cent.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës. /Telegrafi/