Çmimi i naftës i njëjtë me të premten, benzina lirohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se nafta të shtunën do të jetë 1.74 euro për litër.
Po ashtu, gazi është me çmimin e të premtes 0.88 euro. Ndërkaq, benzina të shtunën është një cent më lirë, 1.42 euro për litër.
Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00.
Ndërkaq, të premten çmimet ishin: nafta (dizel) 1.74 euro për litër, benzina 1.43 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.
Ndryshe, të premten pas njoftimit nga Irani dhe presidenti amerikan Donald Trump për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për kalimin e anijeve, çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë ndjeshëm. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































