LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës i rikthehen rritjes

Çmimet e naftës i rikthehen rritjes

Gjatë sesionit të së hënës, çmimet e naftës janë regjistruar në rritje të lehtë.

Rritja vjen kryesisht si pasojë e dobësimit të dollarit amerikan dhe si pasojë e zërave që flasin për një shtyrje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.


Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.96 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54.01 dollarëve për fuçi.

Gjithsesi, ekspertët shprehen se rritja e çmimeve gjatë së hënës, vjen si pasojë e pozicionimeve afatshkurtra të investitorëve.

Që prej ditëve të para të janarit, shtetet e bashkuara vijojnë të qëndrojnë në fokus të investitorëve duke eklipsuar thuajse tërësisht OPEC. /Telegrafi/