LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës po mbështeten nga bisedimet SHBA-Kinë

Çmimet e naftës po mbështeten nga bisedimet SHBA-Kinë

Çmimet e naftës gjatë ditës së martë patën një rritje të konsiderueshme për shkak se pritet që bisedimet midis SHBA-së dhe Kinës shumë shpejt do të zgjidhin luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Në anën tjetër, ulja e prodhimit nga vendet anëtare të OPEC-ut dhe Rusia kanë mbështetur çmimet.


Edhe tregjet financiare po shfaqen optimizëm gjatë sesionit të parë të kësaj jave, për shkak të pritshmërive se negociatat mbi tregtinë mes delegatëve nga SHBA dhe Kina, që filluan të hënën, do të ulin tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Që nga fillimi i vitit 2018, Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë nga një luftë tregtare, duke rritur tarifat për produktet reciproke, duke ngadalësuar edhe ekonominë botërore, shkruan Scan.

Aktualisht, nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 57.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane po tregtohet në rreth 48.7 dollarë për fuçi.

Goldman Sachs ul parashikimet për çmimin e naftës për vitin 2019
Lexo po ashtu Goldman Sachs ul parashikimet për çmimin e naftës për vitin 2019

Ndërkohë, banka Goldman Sachs uli parashikimin për naftën Brent gjatë këtij viti, në 62.5 dollarë për fuçi, nga 70 dollarë që ishte vlerësimi i mëparshëm. Megjithatë, pavarësisht rritjes, çmimet po gjenden nën presion për shkak të ngadalësimit të ekonomisë botërore dhe rritje së prodhimit në SHBA. Në anën tjetër, OPEC njoftoi se, gjatë dhjetorit furnizimi me naftë ra me 460 mijë fuçi në ditë. /Telegrafi/