LAJMI I FUNDIT:

Goldman Sachs ul parashikimet për çmimin e naftës për vitin 2019

Goldman Sachs ul parashikimet për çmimin e naftës për vitin 2019

Një nga bankat më të mëdha të investimeve në SHBA, “Goldman Sachs”, ka bërë ulje të parashikimit për çmimet e naftës gjatë vitit 2019, duke marrë për bazë rritjen e prodhimit dhe kërkesën e vogël.

Në rishikimin e publikuar të hënën, Goldman Sachs thekson se marka e naftës së papërpunuar Brent, këtë vit do të ketë një mesatare prej 62.50 dollarë për fuçi, nga 70 dollarë sa kishte parashikuar më parë.


Marka amerikane West Texas Intermediate është parashikuar të mbaj një mesatare prej 55.50 dollarë për fuçi nga 64.50 dollarë sa kishte parashikuar Goldman Sachs për vitin 2019.

“Presim që tregu i naftës në vitin 2019 të balancohet me një kosto më të ulët margjinale duke pasur parasysh nivelet më të larta të artikujve në fillim të vitit”, thotë kompania amerikane.
Sipas saj, rritja e prodhimit të naftës së shistit argjilor në SHBA kanë bërë mbifurnizimin e tregut global të naftës. /Telegrafi/