LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e importit për 2.2% më shtrenjtë

Çmimet e importit për 2.2% më shtrenjtë

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 2.2 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar krahasuar me tremujorin paraprak të po atij viti, ku ngritja më e theksuar ishte te lëkura dhe artikujt e saj me 14.0 për qind, shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre 8.5 për qind, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, dhe mekanizmat e orës me 6.6 për qind.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt 2018, të publikuar sot nga ASK, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te tekstili dhe artikujt e tij me 3.6 për qind, vajrat ushqyese 1.2 për qind, këpucët 0.4 për qind dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.4 për qind.


Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me TM4 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.9 për qind.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin prodhimet minerale (20.7 për qind), lëkura dhe artikujt e saj (15.5 për qind), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (7.2 për qind), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (6.9 për qind), shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (5.6 për qind), druri dhe artikujt e tij 4.0 për qind, etj.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te këpucët me 10.1 për qind, prodhimet bimore 8.6 për qind, tekstili dhe artikujt e tij 7.2 për qind, vajrat ushqyese 3.2 për qind dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.4 për qind. /Telegrafi/