Kim Kardashian assesi nuk po mund të ndihet mirë pas plaçkitjes që i është bërë në Paris.
Bukuroshja 35 vjeçare tash ka vendosur që në villën e saj 20 milionë dollarëshe të ndërtojë një dhomë speciale kundër panikut dhe frikës.
Ajo ka vendosur që të paguajë sigurimin më të fortë i cili u takon zyrtarëve të lartë qeverisës, teksa mjekun e saj e telefonon shumë shpesh, shkruan Telegrafi.
Sipas revistës InTouch, “dhoma e panikut” do të ketë një dhomë të madhe, një banjë dhe kamera. Do të jetë e ndërtuar që t’i mbijetojë zjarrit në mbi një mijë shkallë celsius dhe një tërmet të magnitudës 7.0 shkallë.
Ndërtimi i kësaj dhome do të fillojë shumë shpejt, kurse çmimi i saj mund të kapërcejë 100 mijë dollarë, varësisht se sa siguri do të kërkojë Kim që të instalohet në të.
Sigurimi që po e vështron atë, ashtu sikurse fëmijët e saj North dhe Saint, është më i miri i cili mund të blihet me para në botë.
“Kanye ka angazhuar një kompani që mbron zyrtarë qeveritarë në vende në gjendje lufte”, ka thënë një mik i familjes për InTouch.
Po sipas këtyre burimeve pranë familjes, gjendja e Kim është më keq se sa që mund të jetë menduar.
“Ajo nuk është mirë. Është më keq se sa mund të paramendoni. Ajo ka vuajtur nga disa sulme të panikës dhe refuzon të jetë e vetmuar. Kim ka pasur shpesh makthe dhe kujtime të ngjarjes së hidhur. Ajo është shumë nervoze. Ajo ndihet shumë e frikësuar, sidomos natën”, deklaroi ky burim.
Kim thuhet se po e ka të vështirë rehabilitimin pas ngjarjes në Paris, ku i është vjedhur një prej unazave më unike në botë dhe më të shtrenjta po ashtu.
Teksa Kim po mendon konstruktimin e dhomave të posaçme kundër frikës, Kanye West gjendet tejet i angazhuar në turneun e tij “Pablo”, i cili vetëm sa është zgjeruar me disa data të tjera /Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë