LAJMI I FUNDIT:

Çlirimtari është shenjtëria e Atdheut !

Brez pas brezi luftuan shqiptarët. Gjithnjë luftërat e tyre patën karakter çlirimtar e mbrojtës, në fitore të lirisë dhe ruajtjes së saj. Ndërsa, populli ruajti kujtime për sakrificën e madhe të luftëtarëve që u bënë fli për ruajtjen e qenies kombëtare.

Historia na tregon virtytet e larta e shpirtin luftarak të shqiptarëve. Shkonin në luftëra të përgjakshme, të lidhur me besa-besë dhe kjo besë assesi nuk thyhej, pavarësisht sakrificat… moto kjo se fjala e dhënë nxit ndjenjën e pastër patriotike. Njëkohësisht, ky ishte edhe një lloj kushtrimi për ngritjen e ndenjes kombëtare ndaj atyre shqiptarëve që përmes fesë e ndjenin veten si turq, grekë, apo serbë (dihej qartë se sundimtarët e ndryshëm përmes ndasisë fetare donin t’i përçanin shqiptarët).


Për këtë, krenaria e luftëtarit shqiptar kishte vetëdijesuar atdhedashurinë. Ajo që është në lartësinë e shenjtërisë, për shqiptarin është Atdheu?

Në krijimtarinë e poetëve kemi shprehje të shumta ku shkruajnë se edhe perënditë e duan Atdheun e tyre, se për here të pare ata dritën e Diellit e kanë pare pikërisht në Atdhe, ani pse Dielli është drita e përbashkët e mbarë njerëzimit.

Prandaj, njerëzit pajisen me dije gjatë zhvillimit të tyre, për t’i shërbyer sinqerisht Atdheut.

Për këtë, shqiptarët u ngritën në luftën çlirimtare, ngado që jetonin ata, për ta çrrënjosur nga tokat shqiptare pushtimin.

Në vitin 1999, gjatë 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s, u goditën caqet ushtarake e policore të okupatorit shtetëror serb. Populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës u janë mirënjohës SHBA-së dhe faktorit ndërkombëtar. Mirëpo, edhe pas 14 vjet të mbarimit të luftës çlirimtare, nuk po shihet ndonjë zhvillim i avancuar i proceseve politiko-ekonomike në Kosovë.

Përballë këtyre proceseve politike, është krijuar një realitet që askush të mos ndjehet humbës e veçmas shteti serb. Nga kjo rrjedhojë politike nënkuptohet që Kosova dhe shqiptarët të mos e fitonin atë që e merituan dhe natyrisht ajo që na takonte. Kështu, u bë një zgjidhje e pafavorshme për ne, ku u krijua një iluzion i fitores për ata që jetojnë ende në iluzione! Por, në të njëtën kohë nuk do të provokoheshin serbët në ndenjën se ata janë humbës.

Për jetësimin e këtij zhvillimi të mbrapshtë politik në Kosovë, së pari u goditën eksponentët më kombëtarë të UÇK-së, sepse kjo ishte kategoria më e avancuar në aspektin politik e organizativ për çlirim dhe bashkim kombëtar shqiptar në shekullin që lamë prapa. Kjo goditje u bë nga UNMIK-u, i cili krijoi një atmosferë dyshimi e frike, sidomos për ish-luftëtarët e lirisë që rezultoi me një numër procesesh politike.

Përmes këtyre proceseve dhe krijimit të dosjeve nga ana e Serbisë dhe spiunëve të tyre, që u përgatitën për ish-pjesëtarët e UÇK-së – kinse në emër të ”drejtësisë”, të “ vendosjes së rendit ligjor” – u synua dhe u arrit qëllimi i jashtëligjshëm politik ku nuk po respektohen vlerat kombëtare shqiptare, natyrisht dhe vullneti i sovranit popull.

Prandaj, është mire dhe domosdoshmëri që kjo praktikë të ndërpritet sa më parë. Ata që kanë pranuar një zgjidhje të tillë të papërgjegjshme, do të ngelën në koshin e plehrave të historisë. Ne, shumica shqiptare, kemi të drejtë të zhvillohemi dhe të integrohemi së pari në llojin tonë kombëtar e pastaj të integrohemi me të tjerët. Ky është rendi i natyrshëm dhe logjik i proceseve politike.

Nuk është zhvillim i natyrshëm e logjik nëse vazhdimisht na imponohet ndarja. Ata që përpiqen ta prishin e pengojnë këtë rend të natyrshëm dhe logjik të bashkimit tonë kombëtar shqiptar, nuk janë nga soji ynë! Ndjej një siguri në vetvete se nuk do të jetë e largët dita, kur do të vlerësohen të padrejta dhe antihistorike të gjitha ndarjet që po u bëhen me të padrejtë shqiptarëve.

Evropë, mos i arresto çlirimtarët. Ata janë shenjtëria e atdheut.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori