LAJMI I FUNDIT:

Clinton dhe Trump pajtohen: Merkel është lidere favorite e tyre

Clinton dhe Trump pajtohen: Merkel është lidere favorite e tyre

Kandidatja presidenciale demokrate në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka veçuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, kur është pyetur se kush është lider favorit i saj në botë.

“Më pëlqejnë shumë liderë botërorë, por njëra nga favoritet e mia është Angela Merkel”, tha Hillary Clinton, gjatë fushatës së saj në Çikago, dhe ka shtuar se mendon se ajo “është një lidere e jashtëzakonshme dhe e fuqishme gjatë kohëve të vështira në Evropë, që ka implikime të dukshme për pjesën tjetër të botës, e veçanërisht në vendin tonë”.


“Lidershipi i saj dhe qëndrueshmëria në krizën e euros dhe trimëria e saj në ballafaqim me krizën e refugjatëve, është diçka që më impresionon”, tha Hillary Clinton.

Donad Trump, kandidati republikan për president amerikan në zgjedhjet e 8 nëntorit, vazhdimisht e ka kritikuar kancelaren Merkel, për politikat e saj liberale të migrantëve. Por, mbrëmë ai e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj saj, i pyetur se kush është lideri i tij favorit botëror, transmeton Rel.

“Mendoj se Merkel është me të vërtetë lidere e madhe botërore”, i tha Trump rrjetit, New England Cable News, megjithëqë theksoi se vazhdon të jetë “i dëshpëruar” me politikat e saj të migrimit.

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori