LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të hani pas stërvitjes nëse dëshironi të humbni peshë dhe çka nëse dëshironi muskuj

Çka duhet të hani pas stërvitjes nëse dëshironi të humbni peshë dhe çka nëse dëshironi muskuj

Rezultatet e stërvitjes nuk varen vetëm nga tipi i ushtrimeve të cilat i praktikoni, por edhe nga ushqimi të cilin e hani drejtpërdrejt pas stërvitjes

Nëse dëshironi të humbni peshë, është e nevojshme të hani disa racione të vogla para stërvitjes në mënyrë që të shpejtoni metabolizmin dhe të pengoni urinë e tepërt e cila mund të çojë në ngrënie të madhe.


Nëse darkoni drejtpërdrejt pas ushtrimeve, racioni juaj duhet të nënkuptojnë një të katërtën e pjatës me proteina të lehta, një të katërtën e perimeve me qull dhe gjysmë pjate perime pa qull.

Nëse darkoni disa orë pas stërvitjes, racioni duhet të jetë jogurti grek dhe një filxhan pemë arrore apo shejk proteine me qumësht bademi dhe me banane, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi trup muskulor, është e domosdoshme që ta kompensoni glikogjenin humbur me rastin e ushtrimeve dhe racioni duhet të jetë raporti 3:1 midis proteinave dhe karbohidrateve.

Merrni kek të vogël me dy lugë gjalpë kikiriku dhe qumësht me kalori të ulët apo një copë buke me disa feta mish gjel deti dhe sallatë të gjelbër. Kësaj shtoni një domate dhe jogurt grek me disa boronica.

Qëndrueshmërinë e muskujve shtojeni me ndihmën e lëngut të vishnjës i cili është i pasur me oksidonte dhe u ndihmon muskujve që shpejt të këndellen pas stërvitjes. Me lëng merrni disa shkoptha djathi apo një grusht bademe për shkak të proteinave.

Energjinë më së lehti do ta ktheni me një sandviç me mish gjel deti bashkë me të cilin do të hani edhe një gotë boronica, mjedra dhe një kajsi.

Për të mbajtur peshën është e nevojshme që pas stërvitjes të plotësoni edhe aq kalori sa keni humbur. Është e domosdoshme që të keni racione të pasura gjatë ditës. Hani vezë, humus, karota dhe pemë, ndërkaq pas stërvitjes patjetër pini një gotë qumësht me pak kalori. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori