LAJMI I FUNDIT:

Çka nuk bënë të pyesim dhe çka nuk duhet të punojmë?!

Çka nuk bënë të pyesim dhe çka nuk duhet të punojmë?!

Pyetjet dhe temat që hapen në lidhje me, a me Lindjen a me Perëndimin, janë pyetje që burojnë nga një mentalitet i robit i cili në mënyrë mazohiste dhe me një servilizëm të skajshëm mundohet t’i imponohet të tjerëve. Në rastin më të lehtë, janë manifestim i paaftësisë totale për ta kuptuar veten, Lindjen dhe Perëndimin.

S’ka dyshim se arabët e 100 vjetëve të fundit janë modeli më i shëmtuar që është krijuar si rezultat i përhapjes së këtyre temave dhe i paaftësisë dhe pagatishmërisë për të dhënë përgjigjen adekuate në to. Pyetjet si kjo në tokat arabe janë shtruar për dekada, shtrohen edhe sot. Historikisht dihet se këto pyetje atje nuk i sollën ata që ia donin të mirën fesë, shtetit dhe kombit të tyre. Dhe, sikur qëllimshëm atyre pyetjeve asnjëherë nuk iu dha përgjigjja e merituar.

Shoqëritë arabe, të hutuara në mes Lindjes dhe Perëndimit, sot janë bërë “të pa banueshme”, ndërsa tokat e tyre janë shndërruar në pellgje gjaku. Nga ky këndvështrim, arabët e sotshëm janë modeli më i mirë për të mësuar si duhet të punohet më së keqi.

Andaj, kthyer tek ne, në vend se të çorientojmë rininë tonë me pyetje si, a me Lindjen a me Perëndimin, ne duhet të përfitojnë në përvojat e Lindjes dhe Perëndimit. Fillimisht duke i studiuar mirë ato. Duhet të punojmë në atë mënyrë sa t’i bëjmë vendet tona të përshtatshme dhe joshëse për investime nga të gjitha anët, pra edhe për Lindjen edhe për Perëndimin.

Megjithëqë ne nuk jemi, por edhe po deshëm, nuk mund të bëhemi faktorë determinues në politikat globale, është në dorën tonë të vendosim nëse duam të jemi të gatshëm të përshtatshëm dhe joshës për tërheqjen e investimeve të jashtme. Askush nuk vjen tek ne të investojë për shkak të pozitës strategjike që kanë tokat shqiptare, por vijnë nëse atyre u sigurohet ambient i përshtatshëm, respekt dhe siguri që t’i zhvillojnë bizneset e tyre. Bota sot nuk funksionon në bazë të këtyre pyetjeve dezorientuese që i parashtrojmë ne, por funksionon në bazë të ligjeve të botës së tanishme ku paraja shkon atje ku rritet dhe e mira materiale atje ku zhvillohet.

Është parim i fesë islame që dija, e mira, e madhërishmja dhe e virtytshmja të kërkohet edhe në cepin më të skajshëm të botës. Prandaj, ne nuk bënë të veprojmë siç jemi duke vepruar. Është gabim i madh nëse nuk e parandalojmë trendin që me paaftësinë tonë e kemi krijuar. Është çmendi e llojit të vet të mendohet në dëbimin e miqve dhe investitorëve të huaj. Ata që për ndonjë arsye të ulët mendojnë apo planifikojnë ta bëjnë këtë, ata janë armiqtë e këtij vendi, janë tradhtarët e kombit shqiptar…!

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori