LAJMI I FUNDIT:

ÇKA LYPSET ËSHTË …

ÇKA LYPSET ËSHTË …

Poezi nga: Carlo Betocchi
Përktheu: Maksim Rakipaj

Çka lypset është njeriu
jo aq shumë mençuria e tij,
çka lypset është një njeri
në shpirt dhe çiltërsi;
jo një vend, as sendet
çka lypset është një njeri
një hap i sigurt, aq i vendosur
dora që të shtrin, sa të gjithë
mund ta rrokin e të ecin
të lirë drejt shpëtimit.