Renault pak ditë më parë prezantoi veturën më të re, Clio 5, që konsiderohet edhe ikonë e brendit francez të veturave.

Clio 5 u prezantua në një ceremoni solemne të mbajtur nga Auto Mita, ku qindra adhurues të apasionuar pas veturave kanë pasur rastin të shikojnë për së afërmi prurjen e re nga Renault.

Telegrafi sjell disa specifika prej më kryesore të cilat duhet t’i keni parasysh për Clion e ri i cili është me të vërtet fantastik.

A e dini se Clio është komplet ndryshe?

Renault ka bërë shumë ndryshime, duke e konsideruar një evolucion nga jashtë dhe revolucion nga brenda.

Kjo për faktin se nga brenda Clio ka finesa të jashtëzakonshme ku dritat krijojnë një atmosferë sipas preferencës tuaj sipas ngjyrave të caktuara, ndërkaq teknologjia e avancuar ju jep një përparësi të madhe në komunikacion dhe kur ju merrni rrugë të gjatë.

A e dini se Clio ka vlerësimin më të lartë për siguri – 5 yje NCAP?

Siguria është kryefjalë e Renault Clio dhe ka teknologji të shtuar të sigurisë në versionin më të ri. Veçori që gjenden në vetura të mëdha.

Ka vlersim më të lartë prej 5 yjeve Euro NCAP, falë paisjeve standarde siç janë frenimi autonom emergjent që mund të detektojë këmbësorët dhe çiklistët, ashtu sikurse veturat tjera.

A e dini se Clio ka teknologji të avansuar për parkim?

Clio 5 i ri është i pajisur me një veçori speciale – Easy Park Assist që ju ndihmon në parkim, natyrisht në vendparkime me të ndara me vija shenjëzuese.

Sistemi Hand Free Parking mundëson që vetura të parkohet fare pa e prekur me duar, ndërkaq gjithë këtë ndihmon kamera 360 shkallë e cila ju jep një pasqyrë të gjithë asaj që ndodh rreth jush.

Epilogu

Clio i ri do t’iu mundojë me gjëra që nuk i dini, por kur të mësoni do të jeni të lumtur që keni veturën më të mirë në treg, e cila pritet të thyejë rekorde të shitjes.

Shumëanshmëria e Clios, prakticiteti dhe dizajni që zotëron e bëjnë atë tejet atraktiv për ju. Për të mësuar më shumë, vizitoni showroomin e Auto Mita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. /Telegrafi/