Neshad Asllani (Kosovë) dhe Satu Honkala (Finlandë)
Po jua prezantojmë Olsenin nga Norvegjia. Një Norvegjez të vërtetë. Një ditë ai shkoi në librari për të blerë një glob. Shitësi ia tregon globet një pas një, në të gjitha madhësitë dhe modelet e ndryshme. Tërë kohën Olseni përsëriste: A nuk keni ndonjë tjetër?
Dikur, shitësi humbi durimin dhe i tha:
– Ju lutem, çfarë globi ju vërtet dëshironi?
Olseni i përgjigjet në mënyrë të qetë:
– A keni një glob ku është vetëm Norvegjia? Çka na duhen vendet tjera? – përgjigjet Olseni. Jam shumë krenar që jam Norvegjez – dhe godet kraharorin e vet. Pse na duhen kombet e tjera!
Vjetëve të fundit, maskimi patriotik, lëvizjet radikale dhe nacionalizmi paraqesin rrezik edhe për Bashkimin Evropian edhe për ShBA-në. Jemi dëshmitarë të luftës në Ukrainë, të nxitur nga nacionalizmi rus. Dëmet nga lufta dhe pasojat ndërkombëtare të kësaj lufte janë të mëdha për tërë botën. Por, Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Rusia do të pësojë humbje, do të izolohet më shumë dhe do të përjashtohet në aspektin ndërkombëtar.
Lëvizjet nacionaliste kanë të njëjtin skenar dhe fund: izolim dhe përjashtim ndërkombëtar, deri në përulje!
Rreziku nga lëvizjet nacionaliste është në rritje edhe te vendet e Ballkanit perëndimor. Lidershipi politik, populli bujar dhe i vuajtur i vendit tonë të vogël dhe të varfër, duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmet nga patriotizmi i maskuar.
Nuk duhet ta marrim si të gabuar nëse promovojmë vlerat kombëtare. Përkundrazi, duhet të mbrojmë rrënjët dhe identitetin tonë kombëtar, por edhe të respektojmë rrënjët tona të përbashkëta – civilizimin evropian dhe të jetojmë në harmoni me kombet e tjera.
Njerëzit që e respektojnë origjinën e vet, po ashtu kanë respekt për vlerat e kombeve të tjera. Kur njerëzit nuk i durojnë të tjerët, apo nuk kanë mirëkuptim për refugjatët dhe për imigrantët, ata shpeshherë ndihen të pasigurt edhe për identitetin. Një nga rrugët më të mira për ta luftuar shovinizmin është kërkimi i origjinës dhe kulturës së kombit. Duke mësuar më shumë për kulturën dhe traditat kombëtare, ju mund të mësoni më shumë edhe për kombet e tjera si dhe për kulturën dhe traditat e tyre.
(Tregimi i Olsenit është marrë nga libri Hapat Kosovarë për të Drejtat e Njeriut, botuar nga Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak