LAJMI I FUNDIT:

City fiton thellë ndaj Burnleyt, kalon tutje në Kupën FA

City fiton thellë ndaj Burnleyt, kalon tutje në Kupën FA
Man City (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me lehtësi ndaj Burnley me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Kupës FA dhe kanë kaluar tutje në fazën tjetër.

Djelmoshat e Pep Guardiolas po vazhdojnë rrugëtimin edhe në Kupat e Anglisë dhe jo vetëm në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të vendasve të Cityt, por të cilët arritën të shënojnë vetëm një herë me anë të Gabriel Jesus (23′).

Festa tek goli i Jesusit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, City i Guardiolas u tregua i pamëshirshëm duke shënuar edhe katër gola tjerë në këtë fitore.

Luhej minuta e 53-të e ndeshjes kur Bernardo Silva shënoi për 2-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne, ndërsa mesfushori belg u përkujdes të shënojë për 3-0 në minutën e 61-të.

De Bruyne shënoi gol të bukur nga distanca (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Qytetarët vazhduan trysninë dhe dominimin edhe pas golit të tretë teksa në minutën e 73-të ishte Kevin Long që shënoi autogol për epërsinë e Cityt 4-0.

Agueroi shënoi nga penalltia (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Golin e fundit dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes e shënojë i inkuadruari në pjesë të dytë Sergio Aguero (88′), i cili ishte i saktë nga penalltia për 5-0.

City në 1/8-tën e Kupës FA do ndeshet me fituesin e ndeshjes Middlesbrough-Newport Co. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori