LAJMI I FUNDIT:

Citi ‘problematik’ i serialit “O Sa Mirë”: Gjithçka që nuk dini për jetën time jashtë ekranit

Citi ‘problematik’ i serialit “O Sa Mirë”: Gjithçka që nuk dini për jetën time jashtë ekranit

Është i njohur për rolin e tij si studenti problematik dhe konfliktuoz i shkollës më të çuditshme në ekranet shqiptare, por gjithçka mbetet në magjinë e aktrimit. Është ky Edon Bërveniku, i njohur për publikun si ‘Citi’, i kthyer tashmë në një prej personazheve më të dashur për publikun nga hit seriali “O Sa Mirë”.

Në një intervistë ndryshe për Telegrafin, aktori i njohur rrëfehet rreth angazhimeve të tij në karrierë, si dhe të rejave në jetën private.


I qetë, i pëlqen leximi, të gatuajë, ndërsa sporti i preferuar është noti – janë këto vetëm disa nga gjërat që nuk i keni ditur për ‘Citin’ me temperament të lartë….

Edon, jeni një nga rolet më të spikatura të hit-serialit “O Sa Mirë”. Sa ju bën të lumtur ky fakt dhe sa po e shijoni eksperiencën në këtë serial?

Fakti se marr çdo ditë komente të mira dhe ndikoj tek shumë njerëz duke ua përmirësuar sadopak disponimin e tyre në ato pak çaste të jetës së tyre mua më bën të ndihem tejet i lumtur.

Si ka lindur ideja për krijimin e një personazhi si ‘Citi’?

Duke bërë një miksim apo thënë ndryshe një përzierje të disa personave të frustuar, mllefosur dhe gangsterë të lagjeve ku jetojnë ata është zbuluar ‘Citi’ ku dhe gjatë ndërtimit të personazhit ka pasur shumë progres nga episodi i parë e në vazhdimësi.

Edon Bërveniku (Foto: Instagram)

A ka diçka të përbashkët Edoni me ‘Citin’ në jetën e përditshme?

Edon Bërveniku me ‘Citin’ në jetën private janë dy bota të kundërta që s’kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin, gjë që po i bën fansat tejet kurioz ky transformimi im.

Me kë nga aktorët e serialit ke krijuar më shumë afrimitet?

Po ju them sinqerisht se me të gjithë kolegët kam krijuar raporte të mira dhe të afërta sepse jemi bërë si një familje e dytë, andaj nuk do ta veçoja ndokënd sepse të gjithë jemi një.

Aktori Bërveniku, është më shumë i njohur për publikun si ‘Citi’ i hit serialit “O Sa Mirë” (Foto: O Sa Mirë/YouTube)

Ndërkohë si aktor, angazhoheni edhe në projekte tjera filmike apo teatrale?

Nëse flasim për projekte të tjera jam në pritje të një filmi, ndërsa në teatër shpresoj se shumë shpejt do të aktivizohem sepse e dua shumë.

Ju pëlqen më shumë filmi apo teatri?

Ndoshta pse s’kam pasur shumë eksperiencë në filma, e në teatër pak më shumë kam një dashuri të madhe për skenën teatrore, por nuk e di edhe pse njëra me tjetrën dallojnë, dhe te japin ndjesi të ndryshme në kënaqësinë shpirtërore dhe profesionale .

Pak dimë për jetën tuaj private. Mund të na zbuloni diçka më shumë?

Jeta ime private vet fjala është private kështu që do e mbaja për vete, e juve gazetarëve ju mbet që të zbuloni fshehtësitë (qesh).

Si është një ditë e zakonshme e Edonit?

Një ditë e imja e zakonshme kalon duke lexuar shumë, me notin kam rënë në dashuri, gatimin njashtu mund të them se e kam pasion dhe muzikën klasike kur kam kohë të lirë dhe në funde ecjet e gjata nëpër parqe ose male.

Sa po e shijoni famën. Ju ndodh të ju ndalojnë në rrugë. Si është reagimi juaj?

Fama aq sa i ka anët pozitive njashtu i ka edhe anët negative, tani duhet të jem i kujdesshëm për çdo veprim që bëj në publik, apo ndonjë shkrim sepse portalet, mediat janë të etur për të mbushur rubrikat e tyre e nganjëherë edhe me ndryshimin e realitet ku mund të përdoret si armë ndaj meje por i ka edhe ëmbëlsirat e veta, po në qoftë se dimë ta menaxhojmë ashtu si duhet.

Cilat janë planet tua për të ardhmen?

Plane dhe ëndrra kemi shumë po se sa do të realizohen ato na mbetet që të punojmë shumë dhe të mos dorëzohemi asnjëherë edhe pse vështirësitë do jenë prezentë.

Thënia juaj e jetës?

Thënia ime e preferuar është: “Mos u dorëzo se një ditë pas shumë vështirësive që do të ndodhin, në jetë do të vjen fitorja.

Edon, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Çfarë mesazhi do doje t’iu lije lexuesve për fund?

Mesazhi im për lexuesit e Telegrafit është: Ju uroj së pari të keni shëndet, fat, lumturi dhe ndiqni ëndrrat tuaja sepse dorëzimi është armiku më i madh i njeriut. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori