Çitaku: Vetëvendosje t’i kërkojë falje ambasadores Jacobson

Ajo po ashtu ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se synimi i tyre është që të kthej Kosovën prapa dhe ta shndërrojë atë në arenë përplasjesh.
Çitaku i ka kërkuar falje ambasadores Jacobson dhe ka shtuar se ajo çfarë ka ndodhur atë ditë nuk përfaqëson pikëpamjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, raporton KP.
“Lëvizja Vetëvendosje ka për synim kthimin prapa të Kosovës dhe ta shndërrojë atë në arenë përplasjesh jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me miqtë tanë tradicionale. Jam ndjerë shumë keq dhe e ftoj Lëvizjen Vetëvendosje që t’i kërkojë falje ambasadores Jacobson, sepse po e ri përsërisë, unë dyshoj se votuesit e asaj partie janë ndjerë mirë me pamjet që janë prodhuar atë ditë. Ata kanë thënë se do të mundohen të ndalojnë votimin, por që do të mundohen të ndalojnë ambasadoren e shtetit më mik që kemi pasur ndonjë herë është përtej imagjinatës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, ambasadorja e ShBA-ve në Kosova Tracey Jacobson, mbrëmë ka postuar një foto në Twiter, duke treguar gërvishtjet në duar që i ka pësuar nga përpjekjet për të hyrë në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ditën kur protestuesit bllokuan hyrjet, për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjes. /Telegrafi/












































