LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Vasfije, na fal!

Çitaku: Vasfije, na fal!

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka bërë një kërkim falje për viktimën e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi Goodman e cila kohë më parë rrëfeu historinë e saj.

Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë (Foto/Video)

“Vasfije Krasniqi Goodman, na fal.”, ka shkruar Vlora Çitaku, në Facebook.


Çitaku këtë kërkim falje e bëri pasi deputetja e PDK-së, Flora Brovina prezantoi dje një fotografi të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj, fotografi kjo të cilën Brovina e cilësoi si dëshmi.

Fotografia që u publikua nga deputetja Flora Brovina dyshohet se nuk është e luftës së Kosovës (Foto)
Lexo po ashtu Fotografia që u publikua nga deputetja Flora Brovina dyshohet se nuk është e luftës së Kosovës (Foto)

Mirëpo, nuk ishte ashtu, ajo fotografi doli të jetë nga një film pornografik.

Pas zbulimit se fotografia nuk është bërë gjatë luftës në Kosovë, pati reagime të ashpra në drejtim të deputetes Brovina, ku po kërkohet edhe dorëheqja e saj. /Telegrafi/