LAJMI I FUNDIT:

Çitaku reagon pas kidnapimit të policëve: Agresion, çmenduri

Çitaku reagon pas kidnapimit të policëve: Agresion, çmenduri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi tre zyrtarë policorë janë kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të vendit.

Çitaku në reagimin e saj ka thënë se ky nuk është vetëm një akt agresioni, por edhe çmenduri.


Publikohen pamje të policëve kosovarë që u kidnapuan nga forcat serbe
Lexo po ashtu Publikohen pamje të policëve kosovarë që u kidnapuan nga forcat serbe

“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës. Ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”, ka shkruar ajo në Twitter.

Tre zyrtarë policorë kufitar janë kidnapuar këtë të mërkurë në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Kosovës.

Policia ka njoftuar se ata dyshohet që janë kidnapuar nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Në mediat serbe janë publikuar edhe pamje të momentit kur policët kosovarë janë prangosur nga policia serbe.

E Telegrafi mëson se tre zyrtarët policorë të Kosovës janë kidnapuar nga Njësia serbe “Kobra”./Telegrafi/