LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla tha se Kosova s’duhet ta fajësojë BE-në për gabimet e veta, i reagon Çitaku: As brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e standardeve

Gërvalla tha se Kosova s’duhet ta fajësojë BE-në për gabimet e veta, i reagon Çitaku: As brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e standardeve

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvallës e cila tha se “nuk kemi arsye ta fajësojmë Evropën për gabimet tona”.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruan se si ministre e Punëve të Jashtme, Gërvalla nuk duhet të shtrembërojë të vërtetën dhe se është konfirmuar disa herë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave.


“Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtetën, por as mos ta shtrembëroni atë”, shkruan ndër të tjera Çitaku.

Ajo tha se edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Gejrmanisë është konfirmuar se Kosova ka përmbushur kriteteret për liberalizim të vizave.

“E nderuara Ministre, para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiëan mund të udhëtojnë pa viza në BE”, shkruan Çitaku.

Ajo tutje shton se, ”Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane.  Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.

Gërvalla thotë se Kosova s’duhet ta fajësojë Evropën për gabimet e veta
Lexo po ashtu Gërvalla thotë se Kosova s’duhet ta fajësojë Evropën për gabimet e veta

Ajo në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka lënë të nënkuptohet se vendi akoma nuk ia ka dalë në integrimin drejt BE-së si dhe për liberalizim të vizave.

“Duhet të vlerësohet, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe prapambetjes, Bashkimi Evropian na ka ofruar më të mirën që ka mundur, perspektivën e anëtarësimit në projektin më të suksesshëm në historinë e Evropës. Për këtë arsye, e më shumë për veten tonë, ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, duhet që ta zbatojmë sundimin e vërtetë të ligjit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, duhet të garantojmë liri të medias, duhet të zhvillojmë vërtetë reformën në drejtësi… nuk ia kemi dalë akoma, dhe nuk kemi arsye ta fajësojmë Evropën për gabimet tona”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se askush nuk duhet ta mashtrojë veten duke thënë ose menduar se do të mund të kishim qasje pa i përmbushur detyrat e shtëpisë.

“Kosova, qeveria jonë dhe qytetarët tanë nuk do të bllokohen drejt ndarjes, cinizmit dhe alternativave tjera siç është i ashtuquajturi mini-shengeni”, ka thënë Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori