LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për Qeverinë Kurti: Pa, pa, pa, Papaaaaa

Çitaku për Qeverinë Kurti: Pa, pa, pa, Papaaaaa

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar sërish Qeverinë Kurti për të cilën ka thënë se nuk ka as ambicie e as vizion.

Ajo gjithashtu ka përmendur faktin që Fondi i Kursimeve Pensionale është pa bord, ndërkohë ende nuk është zgjedhur as Kryeprokurori i Shtetit e as guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës.


Ndaj, Çitaku ka thënë se kjo qeveri është pa adresë.

“Marrëveshja e Ohrit e mangët e pa njohje në qendër”, "produkt i negocimit dhe qasjes së kryeministrit Kurti” – gjithçka nga intervista me nënkryetaren e PDK-së
Lexo po ashtu “Marrëveshja e Ohrit e mangët e pa njohje në qendër”, "produkt i negocimit dhe qasjes së kryeministrit Kurti” – gjithçka nga intervista me nënkryetaren e PDK-së

“Pa ambicie. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së në Facebook.

Ndryshe, Çitaku është një nga zërat më kritikë brenda PDK-së në raport me qeverisjen Kurti. Javën e kaluar, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi, ku ndër të tjera ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen në dialog me Serbinë si dhe marrëveshjen e arritur më 18 mars në Ohër. /Telegrafi/