LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Mesazhet e Clintonit, këmbana e fundit për ne

Çitaku: Mesazhet e Clintonit, këmbana e fundit për ne

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar reflektim nga Qeveria pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Bill Clinton nga Tirana. Ish-Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton tha në Tiranë se tensioneve në veri të Kosovës duhet t’i jepet fund, dhe të ndalen ato marrëzi, sepse asnjë çështje e madhe politike nuk përparon duke patur tension.

Çitaku duke komentuar deklaratën e ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, i cili nga vizita e tij e sotme në Tiranë, foli edhe për situatën në veri të Kosovës.


Clinton, kërkoi që t’i jepet zgjidhje situatës në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si “marrëzi”.

E sipas Çitakut, është momenti i fundit “që ta ndalim trenin e marrëzisë”.

Prandaj, ajo u tha se mesazhet e Clintonit duhet të merren seriozisht.

Bill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi
Lexo po ashtu Bill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi

“Mesazhet e Presidentit Clinton në Tiranë duhet marrë seriozisht. Këmbana e fundit për ne. E Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se Presidenti Clinton”, shkroi ajo në Facebook.

I ftuar nga qeveria shqiptare, ish Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, u prit me nderime në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999.

Në ceremoninë e mbajtur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit kryeministri Edi Rama e prezantoi zotin Klinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij, të lindur pas luftimeve të vitit 1999.

Ai theksoi se si gjatë këtyre dy dekadave ishte vazhdimisht i rrethuar nga mirënjohja dhe dashuria e shqiptarëve kudo në botë për vendimet, që u morën kundër dhunës serbe në Kosovë.

“Për mua kjo nuk është thjesht një ditë kur kryeministri dhe populli shqiptar i dhanë një njeriu, i cili nuk ka më pushtet politik dhe nuk është më i ri, një vlerësim për atë që bëri në mënyrë të drejtë shumë vite më parë për ju. Kjo është dita kur ritheksohet koncepti, që njerëzit marrin vendimet më të mira kur bëhen bashkë”, deklaroi Clinton./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori