LAJMI I FUNDIT:

​Çitaku: Kosova nuk po përfiton asgjë në dialog, Kurti bëri kalkulime të gabuara

​Çitaku: Kosova nuk po përfiton asgjë në dialog, Kurti bëri kalkulime të gabuara

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se neni 7 i Propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është më shumë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas saj, i njëjti i jep autonomi serbëve të Kosovës, ndërkaq edhe hap pakon e Ahtisaarit.

Në një intervistë për KosovaPress, Çitaku thotë se kryeministri Kurti ka bërë kalkulime të gabuara në dialog, duke vazhduar status-quo me Serbinë, derisa shton se s’ka asgjë konkrete për përfitimet e mundshme të Kosovës nga marrëveshja e dakoduar me Serbinë.


“Neni 7 e hap Pakon gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisari, pako mbi të cilin është ndërtuar rendi kushtetues dhe ligjor në Kosovë.

Kjo është e para, flet për një autonomi për serbët e Kosovës dhe e dyta, elementi i ri ishte çështja e Kishës Ortodokse Serbe. Ne besojmë që kjo çështje është rregulluar shumë mirë me pakon e presidentit Ahtisari dhe infrastrukturën ligjore ekzistuese në Kosovë.

Tendencat janë që të krijohet një etnitet të ngjashëm me atë që e kemi parë në Mal të Zi, kjo është e qartë se kryeministri është dakorduar për këtë çështje. Pika e 11 flet për aneksin e implementimit dhe është e qartë se palët janë pajtuar edhe për këtë çështje…

Autonomia e tejkalon Asociacionin, nuk ka fije dyshimi. Për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin ekziston një nen i veçantë në kuadër të dokumentit”, thotë ajo.

Madje, Çitaku thotë se s’ka asnjë element në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen de-facto, e aq më pak atë de-jure.

“Në këtë formë de-facto Serbia e ka njohur Kosovën që nga vitit 1999, Serbia nuk qeverisë me Kosovës. Serbia ka pranuar dokumentet tona të udhëtimit, po harroni se ne kemi një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit.

S’ka kufi me një shtet të cilin e konsideron kushtimisht pjesë tënden. Nuk ka element të ri në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohje de-jure apo de-facto. E vetmja gjë e re është se dy palët janë zotuar se dialogu të vazhdojë, e sa do të vazhdojë dhe sa vite do t’i humbas Kosova në këtë proces mbetet të shihet”, deklaron Çitaku.

Sipas saj, Kurti e ka degraduar dialogun me Serbinë përmes sjelljeve të tij të gabuara në këtë proces.

“Tash do të kemi një status-qou të re, kryeministri ka bërë një kalkulim të gabuar, ka menduar se duke rihapur marrëveshjet e vjetra do të ndryshojë formatin e dialogut dhe rezultatin. Por fatkeqësisht ai vetëm e ka degraduar atë dhe ne sot kemi një marrëveshje që do të prodhojë një status qou të re, mirëpo nuk e përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë”, shton ajo.

Ndërkaq, ajo vë në mëdyshje edhe përfitimet e mundshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare pas kësaj ujdie.

“Nuk kishte asgjë konkrete në atë draft-marrëveshje të dakorduar për përfitimet e mundshme të Kosovës në këtë proces. Stigma, fjalia që Serbia nuk do të pengojë Kosovën në integrimet evropiane ka ekzistuar edhe në marrëveshjet e mëhershme. Por çka e pengon Kosovën në integrimet evropiane nuk është Serbia, por pesë vendet e BE-së jo njohëse. Çka e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB nuk është Serbia, por Rusia dhe Kina që kanë veto”, deklaroi Çitaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori