LAJMI I FUNDIT:

Çitaku kishte kërkuar vetë largimin nga Washingtoni

Çitaku kishte kërkuar vetë largimin nga Washingtoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fillim të këtij muaji ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por para nënshkrimit të këtij dekreti, presidenti Thaçi kishte pranuar një letër nga vetë ambasadorja Çitaku e cila i kishte kërkuar ta lironte nga misioni i saj në SHBA.

Këtë kërkesë Çitaku ia kishte përcjellë presidentit Thaçi më 24 shtator 2020.

Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni
Lexo po ashtu Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kësaj letre kërkoj të lirohem nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në letrën e ambasadores Çitaku drejtuar presidentit Thaçi, të cilën e ka siguruar Telegrafi.

Çitaku në këtë letër shkruan se ka qenë nder për të përfaqësimi i Kosovës për më shumë se pesë vite në SHBA. Vlora Çitaku ishte emëruar ambasadore e Kosovës në SHBA, më 6 janar të vitit 2015.

Vlora Çitaku do të qëndrojë në Washington deri në emërimin e ambasadorit të ri. /Telegrafi/