LAJMI I FUNDIT:

Cisterna me gaz helmues bie në port dhe anije, si pasojë e një defekti të kranit – humbin jetën 10 persona dhe qindra tjerë lëndohen në Jordani

Cisterna me gaz helmues bie në port dhe anije, si pasojë e një defekti të kranit – humbin jetën 10 persona dhe qindra tjerë lëndohen në Jordani

Dhjetë persona humbën jetën dhe mbi 251 tjerë janë lënduar, kur erdhi deri të rrjedhja e një gazi helmuesi në portin e qytetit Aqaba në Jordani, shkruan BBC.

Një cisternë që barte gazin helmues, ra nga krani si rezultat i një defekti teknik të mjetit transportues, dhe përfundoi sërish mbi anije, transmeton Telegrafi.


Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur krani sapo e ngrit në ajër, për një moment cisterna bie sërish në anije dhe vjen deri te shpërthimi i gazit helmues. Papritmas një re e madhe e tymit të verdhë përhapet përreth anijes, dhe në tërë portin e Jordanisë.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka dërguar ekipet e specializuara në port, që të trajtojnë çështjen e rrjedhjes së gazit dhe të pastrojnë hapësirën ku ndodhi rrjedhja.

Pavarësisht se autoritetet nuk kanë bërë të ditur se për çfarë lloj të kimikatit bëhet fjalë, mediat e atjeshme citojnë zyrtarët e portit që kanë pranuar se është klorin.

Televizioni publik i këtij vendi raporton se afro 200 persona janë trajtuar në spitalet si pasojë e ekspozimit ndaj kësaj substance, e të tjerët që ishin lënduar janë liruar pas tretmanit.

Autoritetet e atjeshme i kanë bërë thirrje banorëve të qytetit Aqaba rreth 16 kilometra në veri të vendit, që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të mbyllin dyert e dritaret. /Telegrafi/