LAJMI I FUNDIT:

Cipras dhe Merkel diskutojnë borxhin grek

Cipras dhe Merkel diskutojnë borxhin grek

Kryeministri grek, Aleksis Cipras zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, për situatën e borxhit të Greqisë, një ditë para votimit Parlamentin grek mbi një paketë të re masash shtrënguese.

Greqia ka kërkuar një shpëtim afatgjatë për të mbijetuar financiarisht pasi borxhi i saj ka arritur në 315 miliardë euro ose 179 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).


Në kthim, Greqia duhet të miratojë një seri masash shtrënguese.

Paketa e fundit do të votohet në Parlament të enjten dhe pritet t’i kursejë shtetit 4,9 miliardë euro, duke sjellë shkurtime të pensioneve, rritje të taksave dhe masa të tjera.