LAJMI I FUNDIT:

Cili është ilaçi i ri i testuar me sukses nga një prej ekspertëve kryesorë në botë për COVID-19?

Cili është ilaçi i ri i testuar me sukses nga një prej ekspertëve kryesorë në botë për COVID-19?

Ralph Baric, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka studiuar këtë lloj infeksioni për 35 vjet.

Ilaçi, i quajtur tani EIDD-2801, arriti të zvogëlojë dhe të parandalojë dëmtimin serioz të mushkërive te kafshët e infektuara me coronavirus.


“Ky ilaç i ri jo vetëm që ka potencial të madh për të trajtuar pacientët me COVID-19, por gjithashtu duket efektiv në trajtimin e infeksioneve të tjera serioze me coronavirus”, tha autori i studimit në revistën Science, Ralph Baric dhe njëherit një nga ekspertët kryesorë në botë i coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Në laboratorin e Baric, EIDD-2801 u testua kundër SARS-CoV- 2  dhe gjithashtu kundër SARS-CoV-1, e cila në 2003 shkaktoi epideminë e parë globale të shekullit, sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS) dhe atë që shkakton sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme ( MERS , 2012).

EIDD-2801 mund të merret si pilulë.

Studimet klinike të EIDD-2801 tek njerëzit pritet të fillojnë më vonë këtë pranverë. /Telegrafi/