Kryeministri Edi Rama e komentoi të pazakontë situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ku së fundmi kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga PD-ja Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.
Marrëdhënien e tensionuar mes Bashës dhe Berishës, kryeministri e ka emërtuar një kacafytje të veçantë, ku të dy protagonistët politikë janë të lidhur fort me njëri- tjetrin dhe nëse bie njëri, bie dhe tjetri.
“Fitoret kanë qenë karakteristikë e jona. Patjetër kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj për gjendjen dramatik që është PD. Nuk më rezulton që ne të kemi ndërtuar fortifikime për t’u mbrojtur prej tyre. Jemi të gjithë bashkë, jo në proces vetjak që janë të dyja kufomat që kanë marrë peng demokratët duke u kacafytur me njëri tjetrin. Është një kacafytje e veçantë, që po ra njëri bie dhe tjetri, janë dy mbetje të ndara përgjysmë”, tha Rama.
Sipas tij, demokratët duhet të dalin nga kjo situatë duke i lënë të dyja “kufomat” dhe parë përpara.
“Njëri kufomë me seli tjetri pa seli, njëri i mbyllur në selinë blu tjetri i kyçur në listën e zezë, uroj që demokratët të dalin nga kjo duke i lënë këto kufoma dhe duke parë përpara”,tha kryeministri.
Në lidhje me pyetjen nëse do të ketë bashkëpunim me opozitën dhe me cilën palë të saj, Rama e la të hapur çështjen, duke theksuar se pritet si të do të jenë zhvillimet, nëse situata do të qetësohet apo jo. Sipas tij, Berisha dhe Basha nuk kanë legjitimitet veç e veç.
“Nuk dimë më se kush është kush në këtë histori dhe kush përfaqëson kë. Të dy këta të mbetur nga e shkuara në këmbë nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën. Situata është e vështirë dhe do të shikojmë si do të zhvillohet, uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet që janë anë të njëjtës medalje të mbeten mbrapa”, tha ai.
Rama foli pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ku u vendos që në datën 29 Janar do të mbahet kongresi i PS, ndërsa pritet të bëhen edhe ndryshimet statutore.
Kujtojmë se këtë të martë, Sali Berisha u përjashtua përgjithmonë nga Partia Demokratike bashkë me mbështetësit e tij.
Në një mbledhje maratonë të kryesisë, që nisi në orën 19:00 të së hënës dhe përfundoi në orën 3:30 të mëngjesit, u mor vendimi për përjashtimin e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, si Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Ndërkohë, janë pezulluar deputetët: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.
Zhvillimet brenda partisë vijnë tre ditë pas protestës të thirrur nga Berisha.
Demokratët u mblodhën para selisë blu, në një tubim që përfundoi në përplasje fizike. Shtëpia e demokratëve u dëmtua pas përpjekjeve të protestuesve për të hapur dyert e dritaret e për liruar, siç thonë ata, nga kthetrat e Bashës, selinë që i përket të gjithë demokratëve.
Muajt e fundit, Partia Demokratike është përballur me një betejë të brendshme politike mes kryedemokratit Lulzim basha dhe mbështetësve të tij e nga ana tjetër Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.
Berisha thirri Kuvendin Kombëtar të partisë në 8 dhjetor dhe më pas në vend u mbajt referendumi, ku demokratët votuan për shkarkimin e Bashës dhe u ngrit Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së. Të gjitha këto lëvizje të Berishës, janë cilësuar jo legjitime nga PD-ja zyrtare./tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën