LAJMI I FUNDIT:

Cilat vetura janë më të rrezikshmet për këmbësorët?

Cilat vetura janë më të rrezikshmet për këmbësorët?

A e dini se cilat vetura paraqesin rrezikun më të madh për këmbësorët?

Instituti Amerikan për Sigurinë në Trafik (IIHS) bëri një studim interesant ku u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje dhe rezultatet janë disi të papritura.


Në hulumtim, ata kanë shqyrtuar siç thonë 18 mijë raste në të cilat një veturë ka goditur një këmbësor dhe ka përfshirë vetura, kamionçina, furgona dhe fuoristradë.

Pas një ekzaminimi të plotë, IIHS arriti në përfundimin se rreziku më i madh për këmbësorët janë automjetet me skajet e përparme të ngritura me kthesa të theksuara. Përveç kësaj, një rrezik i madh janë edhe automjetet me lartësi mesatare dhe me pjesën e përparme këndore.

Sipas raportit të IIHS, nëse një këmbësor goditet nga një automjet, pjesa e përparme e të cilit është më e lartë se 101 cm, shanset për lëndim fatal janë deri në 45 për qind më të mëdha sesa nëse ndodh me një veturë me pjesën e përparme të rrumbullakosur që është 76 centimetra e lartë.

“Disa automjete sot janë mjaft të frikshme për të vozitur përpara kur jeni në një vendkalim. Këto rezultate tregojnë se instinktet tona janë të sakta: automjetet që duken agresive në fakt mund të na bëjnë më shumë dëm”, tha presidenti i IIHS, David Harkey. /Telegrafi/