LAJMI I FUNDIT:

Cilat ushtrime fizike ju plakin më shpejt

Cilat ushtrime fizike ju plakin më shpejt

Përfshirja në aktivitete fizike mund t’ju ndihmojë të bëni një jetë të shëndetshme. Por disa ushtrime fizike mund t’i vendosin nën stres të panevojshëm muskujt, eshtrat dhe sistemin kardiovaskular.

Ky stres mund të shpie në komplikime dhe lëndime të ndryshme.


Telegrafi më poshtë ju sjellë disa ushtrime fizike të cilat ju plakin më shpejt:

Ushtrimet abdominale

Shumica e ushtrimeve abdominale, si barkoret, nuk bëjnë gjë tjetër pos që e vendosin nën stres qafën dhe shpinën tuaj. Kjo mund ta rrit rrezikun e lëndimeve të boshtit kurrizor dhe pezmatimit të muskujve.

Ushtrimet kardio

Ushtrimet kardio mund të jenë të mira, nëse veç i bëni siç duhet, por kjo nuk bën asgjë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Nëse bëni sesione të shpeshta dhe të gjata me ushtrime kardio, ato do t’jua thyejnë muskujt dhe ta rrisin prodhimin e rrezatimeve të lira. Këto rrezatime të lira i dëmtojnë qelizat në trup dhe e shpejtojnë plakjen. /Telegrafi/