LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë mënyrat për përditësimin e ‘joystick-ëve’ të Xbox One dhe Series X|S

Cilat janë mënyrat për përditësimin e ‘joystick-ëve’ të Xbox One dhe Series X|S

Sigurimi se “joystick-ët” tuaj të Xbox One dhe Xbox Series X|S janë të përditësuar me firmuerin më të fundit është një mënyrë e mirë për të siguruar performancën e “joystick-ut” tuaj dhe për të zgjidhur çdo problem të mundshëm që mund ta keni.

Nëse ndonjëherë keni menduar se si ta përditësoni “joystick-un” tuaj të Xbox, atëherë “makeuseof” sjellë mënyrat se si ta përditësoni atë.


Përpos versionit origjinal, çdo “joystick” i Xbox One dhe Xbox Series X|S mund të përditësohet pa kabllo, transmeton Telegrafi.

Mënyra e përditësimit të “joystick-ut” pa kabllo:
Shtypeni butonin e Xbox për ta hapur udhëzuesin dhe navigoni duke përdorur gomën e djathtë deri sa ta gjeni skedën e profilit dhe sistemit. Nga skedari i profilit dhe sistemit zgjidhini “parametrat”.

Navigoni tek nën-menytë në anën e majtë, theksoni se cilin “joystick” dëshironi që ta përditësoni dhe zgjidheni simbolin e elipsit, i cili shfaqet si “…”.

Nëse opsioni i radhës është “Update”, atëherë zgjidheni atë opsion dhe “joystick-u” juaj do të përditësohet me firmuerin më të fundit, dhe nëse nuk përditësohet, atëherë “joystick-u” juaj veçse është i përditësuar.

Por nëse “joystick-u” juaj nuk e ka portin 3.5mm, dhe nuk mund të përditësohet pa kabllo, atëherë ju duhet që ta lidhni “joystick-un” tuaj me konsolën tuaj përmes një kabllo USB në mënyrë që ta përditësoni atë.

Për ta lidhur “joystick-un” tuaj me konsolën tuaj Xbox duhet ta gjeni portin e USB në “joystick-un” tuaj.

Posa ta futni kabllon USB në konsolën tuaj, sigurohuni se kabllo është e lidhur gjithashtu me “joystick-un” përmes portit që ajo ka, atëherë konsola juaj do të tentojë që ta përditësojë atë në mënyrë automatike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Google Translate tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Google Translate tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Teknologji
Microsoft kërkon 'individë të jashtëzakonshëm' për të punuar në qendrën e re me Al

Microsoft kërkon 'individë të jashtëzakonshëm' për të punuar në qendrën e re me Al

Teknologji
Kalo në kategori