LAJMI I FUNDIT:

Cilat ishin motivet e vrasjes së dy shqiptarëve në Bazel?

Cilat ishin motivet e vrasjes së dy shqiptarëve në Bazel?

Janë dhënë detaje të tjera nga tragjedia që ndodhi në Bazel, ku dy shqiptarë mbeten të vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas policisë dorasit e kësaj vepre nuk kanë pasur motive terroriste. Lokali në të cilën ndodhi tragjedia ka qenë e njohur edhe më parë për lidhjet e saj me botën e drogës, shkruan ‘guardian.ng’, transmeton albinfo.ch.

“Lokali ka qenë e lidhur dhe e njohur për lidhjet e saj me botën e drogës”, ka thënë një banor për gazetën “Basler Zeitung”.

“Megjithatë, prej që kur është ndërruar pronari ka qenë një lokal i zakonshëm”, thotë ai.

Pas të shtënave, personat e armatosur që besohet se janë rreth të 30-ave janë larguar drejt stacionit të trenit. Transmetuesi publik serb RTS ka raportuar për organizatat kriminale shqiptare në Zvicër që kanë lidhje me trafikimin e heroinë, por policia ka shtuar se motivohet ende janë të paqarta.

Dy shqiptarë qëllohen për vdekje në një kafene në Zvicër, plagoset një i tretë (Video)
Lexo po ashtu Dy shqiptarë qëllohen për vdekje në një kafene në Zvicër, plagoset një i tretë (Video)

Policia zvicerane gjithashtu ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur dy personat që kanë shkaktuar këtë krim dhe besohet se janë nga Evropa Lindore. Kujtojmë që një 28-vjeçar dhe 39-vjeçar shqiptarë mbetën të vrarë, derisa një 24-vjeçur ka mbetur i plagosur rëndë.

Derisa motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura, shumë banorë lokalë besojnë se është hakmarrje, duke u bazuar në informacionin se në Shqipëri hakmarrja është shumë e përhapur, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.

Gjithashtu as motivet kombëtare nuk janë përjashtuar, pasi në lokalin ‘cafe 56’ kishte mbrëmje të organizuara me shqiptarë, ndërsa nuk mungon as flamuri kombëtar, si dhe flamuri me Isa Boletinin e Ismail Qemailin.

Por, policia ka dhënë edhe detaje tjera. Ajo ka thënë se dy burra kishin hyrë në lokal dhe kishin qëlluar e më pas kishin ikur. Dy burrat 30 deri në 40 vjeçar, janë të gjatë rreh 175 cm dhe kishin rroba të errëta. Njëri prej tyre kishte xhaketë lëkure ngjyrë kafe ose të zezë. Edhe sipas ‘polizeiticker.ch’ të dyshuarit janë nga Evropa Lindore.

Policia gjithashtu ka dhënë edhe numrin në shërbim për ata që kanë informacione: 061 267 71 11.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori