Kur një femër shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje. Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri në një farë mase përgjegjëse nëse nja mami shtatzënë do të lindë binjakë.
Shanset për të lindur një femër binjakë
Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë “si dy pika uji”, por si çdo vëlla e motër.
Në të kundërt monozigotë/binjakët identikë vijnë nga një vezë e cila është e ndarë në dy dhe ngjashmëria e tyre është e pabesueshme!
Në raste shumë të rralla, formohen binjakët gjysmë-identikë, trinjakët apo pesënjakët, të cilët krijohen nga e njëjta vezë, por nga sperma të ndryshme.
Për më tepër, është vërejtur se gratë në moshë të madhe dhe gratë që i nënshtrohen një lloj trajtimi të fertilitetit kanë më shumë gjasa për të lindur binjakë.
Cilat gjene janë përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve?
Në një studim të kohëve të fundit në Spitalin Universitar të Amsterdamit, u përfshinë 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin një fëmijë. Shkencëtarët vendosën të krahasonin gjenet e tyre.
Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta gjenesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kanë lindur binjakë.
E para është hormoni stimulues (FSH), që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht). Prandaj, shkencëtarët spekulojnë se, në qoftë se nivelet e hormonit stimulues të një gruaje janë më të larta, shanset për të liruar dy vezë gjatë ovulimit, janë po ashtu të larta.
Varianti i dytë është gjeni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, por vezoret e tyre preken më lehtë nga hormoni, me rezultat që lirojnë dy vezë në muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Planifikimi i shtatzënisë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Si të fillohet biseda seksuale me partnerin?
A është vërtet i mirë akulli për lëkurën e fytyrës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi